KORÇË- Një i dënuar është arratisur sot nga Burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës.

Sipas të dhënave zyrtare, i dënuari Begator Mustafa, 30 vjeç kishte marrë leje 3-ditore për të shkuar pranë familjes dhe sot duhet të kthehej në vendin e vuajtjes së dënimin, por nuk është kthyer.

Menjëherë pas konstatimit, policia e Korçës ka shkuar në banesën e 30-vjeçarit dhe po merr në pyetje familjarët. Mustafa ishte dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: