Fundi tutu i veshur nga Sarah Jessica Parker në “Sex and the City” do të dalë në ankand.

Fundi i bardhë prej tyli, me tre shtresa tutu, pritet të shitet për 8,000-12,000 dollarë kur të dalë në shitje në Ankandet Julien’s në Kaliforni më 18 janar.

Sarah Jessica Parker e ka veshur tutunë në rolin e saj si Carrie Bradshaw. Fundi u ble nga stilistja e kostumeve të shfaqjes, Patricia Field, e cila e gjeti atë teksa bënte shopping për serialin, në në një dyqan lagjeje në Nju-Jork, në një kosh ku kishte produkte që shiteshin për pesë dollar.

Tutuja u shfaq gjithashtu në filmin “Sex and the City” të vitit 2008, në një skenë në të cilën Carrie po pastron dollapin e saj dhe po vendos nëse do të mbajë disa veshje.

“Mikeshat e saj Samantha, Charlotte dhe Miranda gjykuan nëse sendet duheshin mbajtur apo hedhur, ky fund “u mbajt” me vendim unanim,” thuhet në listën e ankandit.

Ai gjithashtu thekson faktin se ky fund është një nga pesë të përdorurat për hapjen e serive dhe vjen me një certifikatë origjinaliteti të nënshkruar nga Field.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb