Piktura në vaj dhe pastel të Georges Braque dhe Joan Miro,objekte të artit pamor…një qind vepra që përbëjnë koleksionin privat dhe të jashtëzakonshëm të André Malraux do të dalin në ankand në Paris më 19 qershor, njoftoi Artcurial.


”Koleksioni i cili e shoqëroi deri në ditët e tij të fundit dëshmon për pasionet e tij dhe shpalos lidhjet e forta miqësore me artistët më të mëdhenj të epokës’’, thekson shtëpia e ankandeve e cila mori mandatin e pasardhësve të Sophie de Vilmorin, mikja e fundit e André Malraux.


Në mesin e veprave do të shpaloset tavolina e punës së shkrimtarit dhe ministrit të Kulturës e cila ndodhet në rezidencën private në Verrières-le-Buisson. Me një stil rustik, mobilja është vlerësuar mes vlerës 4 000 deri në 6 000 euro.


Një pikturë në vaj e Georges Braque ‘’Qiell dhe zonj’’ mund të arrijë 30 000 euro në ankandin më të lartë.

Një statujë e Kota du Gabon vlerësohet mes 6 000 deri në 8 000 euro. Një maskë nga Papuazi Guinea e Re mund të arrijë deri në 10 000 euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb