Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i akordon Certifikatën “Për shërbime të dalluara” Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues Ilirjan Çanos, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.


Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit për Kufirin Eduart Merkaj, si dhe drejtues të tjerë të nivelit drejtues të Policisë, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, i ka dorëzuar Drejtues Ilirjan Çanos, Certifikatën e akorduar me rastin e mbylljes së karrierës në radhët e Policisë së Shtetit.


Vocaj në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm ka vlerësuar si mjaft pozitiv kontributin dhe përkushtimin e Drejtues Ilirjan Çanos në çdo detyrë që ai ka kryer.


“Në përfundim të rrugëtimit të z. Çano në strukturat e Policisë së Shtetit, është nder për mua dhe Policinë që sot kolegut, mikut e shokut tonë, t’i dorëzoj Certifikatën për shërbime të dalluara”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vocaj i ka përcjellë njëherazi edhe urimet më të mira për një jetë sa më aktive dhe sa më pranë Policisë së Shtetit, pasi kontributi i tij në çfarëdolloj rrethane, është gjithmonë një vlerë e shtuar për organizatën e Policisë.

Ilirjan Çano ka falënderuar Drejtorin Vocaj dhe njëkohësisht Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin e kontributit të dhënë gjatë dekadave, në detyrat që ka kryer, kolegët me të cilët ka punuar dhe e kanë mbështetur, si dhe shprehu gatishmërinë që përsëri do të jetë pjesë aktive e Policisë së Shtetit