Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e marrëveshjes së tyre për “Renegade” tani është e disponueshme për koleksionistët.

Moments In Time arriti të merrte në dorë kontratën e marrëveshjes së prodhimit të nënshkruar nga Jay dhe Eminem. Prova e rrallë e këngës historike ka dalë në shitje për 35,000 dollarë.

Të dy reperët kanë nënshkruar me emrat e tyre të vërtetë Shawn Carter dhe Marshall Mathers, vetëm 10 ditë para se kënga të dilte në platforma.

“The Blueprint” u publikua në të njëjtën ditë kur ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe përfundoi duke marrë vlerësime të përsosura në revistat The Source, XXL dhe Vibe, ndërsa më vonë u ruajt në Bibliotekën e Kongresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb