TIRANE- Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim në datën 10 nëntor 2017, kartëmonedhën e re shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.

Kartëmonedha e re ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.

“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë ‘2015’, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve ‘SHQIPËRISË’ dhe ‘PESËQIND LEKË’”, shkruhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
_250_dsc_0409_9893_0

Nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: