Duke folur në studiot e “Sky Sport”, Aleks Del Piero, ish-kapiteni dhe numri 10 i Juventusit, ka komentuar kualifikimin e Anglisë në finalen e Europianit në kuadër edhe të sfidës që i pret djemtë e Sauthgejtit kundër Spanjës.

“Anglia ka ardhur në rritje gjatë Europianit, por personalisht kam ende disa dyshime. Futbolli dhe interpretimi i tij ka ndryshuar shumë dhe Holanda nuk e meritonte të eliminohej nga një penallti e tillë. Por, ndoshta është zilia ime që do të doja të luaja në futbollin e sotëm, ku si sulmues të japin avantazhe për disa situata në zonë që në kohën time ishin krejt normale”, ka deklaruar ish-kapiteni i Juventusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb