Në ditën kur Gabriele Gravina konfirmoi kandidaturën e tij për një mandat të tretë në krye të Federatës italiane të futbollit, Francesco Totti publikisht mbështet mundësinë e hedhjes së kandidaturës së ish shokut të tij te skuadrës tek azzurrët Alessandro Del Piero.
“E shoh shumë mirë Del Pieron në krye të Federatës italiane, e dimë të gjithë se çfarë personazhi përfaqëson për botën e futbollit. Ai mund t’i japë shumë futbollit italian, sepse është një figurë e pastër dhe shumë e rëndësishme. Megjithatë do të jetë vetë ai, që do të vendosë nëse do të kandidoj apo jo”, theksoi ish kapiteni i Romës.