Qendrat e votimit në disa zona në Indiana dhe Kentakin lindor u mbyllën në orën 18:00 me orën lokale, të parat këto në vend. Në orën 19:00 (1 e mëngjesit në Tiranë) qendrat e votimit u mbyllën në një numër të madh shtetesh, duke përfshirë një pjesë të madhe të Floridës dhe të gjitha qendrat e votimit në Xhorxhia dhe Virxhinia.
Sipas parashikimeve fillestare, Indiana dhe Kentaki do të shkojnë favor të republikanëve. Në Indiana, Trump kryeson me 61.1% kundrejt 37.3% të Harris. Edhe në Kentaki kryeson kandidati Republikan me rezultat të thellë. 70.5% të votave ka marrë Donald Trump deri tani, ndërsa Kamala Harris numëron vetëm 28.4%. Rezultatet janë paraprake, teksa numërimi vijon.
Në Indiana ka edhe votim për guvernatorin dhe kandidati republikan, Mike Braun, është në krye me 67.3% kundrejt 28.1% të caktuar për demokraten Jennifer McCormick.
(BalkanWeb)