Një video e rëndë, skena dhune, grushta në bark, në një vend që dëshiron të quhet i civilizuar, shkruan tanea.gr. Ky është një video dokument i një krimi horror në burgun grek të Korydhalos, i cili tregon vrasjen e një të burgosuri shqiptar.

Në video shfaqet dhuna midis të burgosurve në korridoret e burgut, ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku humbi jetën shqiptari Albert Bako, 37 vjeç. Shqiptari ecën nëpër korridor dhe sulmohet nga dy të burgosur të tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët e burgut duken të paaftë për të ndërhyrë dhe nuk bëjnë thuajse asgjë. Në fund të videos viktima duket në një barelë dhe transferohet në spitalin e burgut.

Një situatë që të kujton Meksikën dhe Kolumbinë. Gazeta greke “TaNea”, shkruan se muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, 26 vdekje të dënuarish për shkaqe të ndryshme dhe dhjetëra plagosje, disa prej të cilëve shqiptarë.

https://youtu.be/XiyH2YtbBxw

Albert Bako sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania kur u vra nga të dënuar të tjerë. Transferimi i tij ishte marrë vesh nga disa anëtarë të një bande rivale, të cilët e futën në kurth dhe e vranë.

Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare.
Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi të një personi të tretë për një çështje korruptive.
Bako pritej të dilte përpara gjykatës për vrasjen e avokatit grek Mihali Zafiropoulos, pasi për këtë cështje ai dyshohej si porositës i krimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb