Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në facebook një video ku shihet Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një tryezë festive, bashkë me persona të tjerë.

“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!”- shkruan Salianji  në statusin që shoqëron videon, ndërsa thekson se vetëm në këtë tavolinë, janë 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim.

Postimi i Plotë:

Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.

Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb