Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Prishtinën, këtë mesditë, ku u qëlluan me breshëri plumbash disa presona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Mediet kosovare kanë publikuar videon, që tregon momentin e rëndë, kur autori qëllon me breshëri kallashnikovi ndaj katër personave të tjerë, pas sherrit me ta, i cili dyshohet të ketë nisur për çështje pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: