Ndonëse nuk ka një version zyrtar nga policia për ekzekutimin mafioz të Festim Latos, i vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë, mediet holandeze i janë rikthyer sërish kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur më 19 korrik 2019, ku trupi i shqiptarit u gjet i prerë copa-copa, i ndarë në thasë të ndryshëm dhe i hedhur në një kanal në Amsterdam.

Ditët e fundit, holandezët kanë publikuar me foto dhe video lëvizjet e fundit të 43-vjeçarit Festim Lato, me origjinë nga Vlora, të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Festim Lato është shfaqur për herë të fundit në një kafene, në Abcoude, ku është takuar me disa persona, siç shihet edhe në video.

Pas këtij takimi, ai shihet teksa hipën në një makinë luksoze, pas së cilës nuk është parë më i gjallë. Në emisionin investigativ të holandezëve thuhet se Lato shoqërohej në makinë nga tre burra dhe një grua.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NGJARJA

Lato jetonte prej kohësh në Holandë, e përveç angazhimit në politikë, ishte dhe biznesmen. Por më 24 prill të këtij viti, ai kishte shpallur falimentin.

Nuk dihet nëse vrasje tij lidhet me këtë çështje. Policia pas identifikimit të viktimës ka njoftuar për ngjarjen dhe familjarët e tij në Vlorë. Prej disa ditësh, Lato ishte person i humbur, ndërsa trupi i tij i pajetë ne kanal. Shumë prej mediave në Holandë raportojnë se me shumë gjasa ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e 43- vjeçarit, pasi ka informacione se ka marrë shuma të mëdha borxh, që nuk i ka kthyer kurrë.

Familjarët e kishin deklaruar në Polici si person të zhdukur. Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet në anë të rrugës në Nijmegen. Mediat në Holandë raportojnë se Lato merrej me tregtinë e naftës, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në një shtëpi në Afferden. Jashtë banesës së tij valëviteshin flamujt e Holandës, SHBA-ve dhe flamuri i Shqipërisë me shkrimin Çamëria.

Një mik i 43-vjeçarit duke folur për mediat lokale ka treguar se, kohët e fundit Festimi nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe çdo gjë dukej mirë. Lato e kishte shpallur veten dhe President të Çamërisë dhe prej vitesh luftonte për pavarësinë e territorit që sot është brenda kufirit të Greqisë.

43-vjeçari nga Vlora jetonte prej të paktën 25 vitesh në Holandë. Kohët e fundit, Lato mësohet se kishte probleme me biznesin e tij, pasi kishte borxhe në kompani dhe individë të ndryshëm në zonën ku ai jetonte në Holandë. Shuma e borxheve të tij dyshohet se arrin në miliona euro.

Kohët e fundit, si Presidenti i Çamërisë, Festim Lato ishte shfaqur dhe në Parlamentin Europian në Bruksel, duke drejtuar një demonstratë për njohjen e pavarësisë së Çamërisë. Përveçse president, Lato ishte dhe trajneri i Kombëtares së Çamërisë. Nga dyshimet e para, thuhet se Lato është telefonuar nga një person joshqiptar. Pasi kanë lënë vendtakimin, 43-vjeçari është qëlluar për vdekje.

Ali Aliu, i vetëshpallur Kryeministër i Çamërisë, në një reagim të tij në rrjetet sociale shprehet i tronditur nga vdekja e Latos. Ai e cilëson ngjarjen me motive politike. “Festim Lato është martiri i parë i Republikës së Çamërisë”, shkruan Aliu.

Ndërkohë, një diplomat holandez, Jeroen Zandberg, që merret me një organizatë për vendet e papërfaqësuara, thotë se Lato ishte i shqetësuar kohët e fundit për çështje që nuk i njihte.

“Ishte një burrë karizmatik, i cili fliste butësisht. Por gjithmonë pas tij ishin borxhlinjtë. Ai merrte shpesh mesazhe nga persona që e cilësonin mashtrues”, shprehet Zandberg, i cili është dhe një nga personat e fundit që e ka takuar Laton.

Diplomati holandez ka dhënë një dëshmi në Polici lidhur me informacionet që ai kishte mbi aktivitetin e 43-vjeçarit shqiptar.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb