PRISHTINE-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka pohuar se Kosova është një histori suksesi. Në një intervistë për RTV21 Delawie pohoi se në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtet ndërtim.

Delawie tha se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar.

Delawie po ashtu konfirmoi se angazhimi amerikan në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm. I pyetur rreth zvarritjes së miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ambasadori Delawie pohoi se kjo zvarritje i ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: