Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie bëri thirrje që të plotësohen sa më shpejt vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese, me gjyqtarë të rinj, apolitikë, të ndershëm dhe të kualifikuar.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, ndaj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ti.

“Përderisa po feston 10 vjetorin e Kushtetutës, Kosova po përballë me zbrazësi në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedh kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, të përfshijë gra në këtë gjykatë tejet të rëndësishme”, shkruan ambasadori në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb