PRISHTINE- Pasi qeveria e Kosovës miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, vjen reagimi i ambasadorit amerikan, Greg Delaëie. Përmes një postimi në Twitter, Delawie theksoi se ky hap është thelbësor.

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”, tha ai.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se pas konsultave të shumta, është marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: