TIRANE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me delegacionin e PE në selinë e BE në Tiranë, ndërsa pas takimit nuk ka preferuar të flasë për mediat.

Pas takimit të parë me kreun e PD Luzlim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, delegacioni i PE i përbërë nga 7 eurodeputetë kanë zhvilluar takim me ministrin e Brendshëm Sandër LLeshaj.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes politikanëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme.

6721cdc5 B983 480b 8519 E852dde401a1
6721cdc5 B983 480b 8519 E852dde401a1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb