Një delegacion nga qeveria norvegjeze ka ardhur në Venezuelë për të rifilluar bisedimet midis qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro dhe opozitës që u ndërprenë javën e kaluar pasi u tërhoqën aleatët e Maduro, sipas katër burimeve dhe liderit të opozitës Juan Guaido.


Maduro javën e kaluar tha që qeveria nuk do të marrë pjesë në një raund të planifikuar bisedimesh në Barbados për të protestuar kundër mbështetjes së opozitës për sanksione të reja amerikane kundër qeverisë së tij shkruan Reuters.


Delegacioni Norvegjez mbërriti të martën për të biseduar veçmas me opozitën dhe qeverinë për të rifilluar procedurat, të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit politik të vendit, thanë dy burime.


As Ministria e Informacionit e Venezuelës dhe as Ministria e Jashtme Norvegjeze nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

BalkanWeb