Delegatët e vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë arritën një marrëveshje në parim mbi një tekst që synon përmirësimin e mbrojtjes globale nga pandemitë e ardhshme, pas më shumë se tre vitesh diskutimesh.

Marrëveshja e arritur ende kërkon miratimin përfundimtar, por pjesa më e madhe e tekstit është dakorduar.

Më 15 prill, delegatët do të mblidhen në Gjenevë për të rafinuar dhe miratuar versionin përfundimtar.

Pika më e diskutuar ishte transferimi i teknologjive për prodhimin e produkteve shëndetësore, një çështje që ka qenë kyçe për vendet në zhvillim, të cilat kanë kërkuar lehtësimin e këtij procesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: