TIRANË

Reagimi i parë nga Partia Demokratike pas delegimit të kompetencave të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj ka ardhur nga deputeti Tritan Shehu, i cili ka qenë edhe ministër i Jashtëm.

Ai e cilëson akt të paprecedentë antikushtetues pasi Cakaj sipas tij është rrëzuar si kandidat. Për më tepër

“Kryeministri me ‘delegimin’ e kompetencave të Ministrit të Jashtëm, kandidatit të rrëzuar, kryen një akt të pa precedentë antikushtetues. Kompetencat ministeriale, veçanërisht ato të Ministrit të Jashtëm nuk mund t’i delegohen askujt, ashtu si dhe përgjegjësitë e atij posti shumë të rëndësishëm e delikat. Këtu kemi të bëjmë me një veprim jo thjesht arrogant, por që dëmton rëndë edhe interesat tona shtetërore e ato kombëtare”, deklaron Shehu.

Tritan Shehu
Tritan Shehu

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb