Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëheraz deputet i qarkut të Elbasanit Taulant Balla siguroi mbështetje për një kompani që ushtron aktivitetin brenda ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Balla tha se po shkohet drejt rivitalizimit të zonës industriale të Elbasanit.

“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Që në fillim të projektit tuaj kemi parë që është një projekt që garanton rivitalizimin e kësaj zone industriale të Elbasanit. Jemi shumë krenar që viti i parë i punës shkoi më së miri, sepse 1 milion euro eksport nuk është pak dhe me ato që na premtuat ju 2019 do të shkojë 4 milion dhe që do të thotë që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të rritet dhe numri i të punësuarve. Bashkë me Gledin, prefektin e qarkut jemi në shërbimin tuaj, sepse për ne rritja e numrit të punësuarve në Elbasan është objektivi kryesor për këtë vit. E kemi nisur mirë, sepse të dhënat e para të këtij viti tregojnë që kemi një rritje të numrit të të punësuarve rishtas në Elbasan e që tregon që gjithë vëmendja jonë për të garantuar sa më shumë njësi prodhimi si kjo e juaja, që ka bërë që të kemi rezultat rritjen e punësimit. Po kalojmë në një fazë tjetër të sipërmarrjeve që krijojnë vende pune në qarkun tonë, janë pikërisht ato që kemi synuar, sipërmarrje prodhimi të makinerive. Shpresoj që me kompani të tjera gjermane, franceze dhe italiane të spostohemi në këtë nivel të ri të sipërmarrjeve, të cilat  kalojnë nga fasoneria në një prodhim të pjesëve të këmbimit  makinerive dhe automjeteve”, deklaroi Balla.

Balla Elbasan
Balla Elbasan

Ndërsa prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja tha se është kënaqësi që investimet e reja që vijnë në fushën e industrisë vijnë në zonë e ish-kombinatit metalurgjik, e cila ka qenë një nga zonat më të mëdha industriale në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb