DELVINE
Aktori Laert Vasili është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Delvinës. Këshilli Bashkiak i Delvinës miratoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, për aktorin Vasili, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fushën e artit kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Ishte kryetari i Bashkisë së Delvinës, i cili në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim i dorëzoi titullin dhe e cilesoi aktorin Laert Vasili vlerë për qytetin. Aktori Vasili u shpreh i vlerësuar për këtë titull që e nderon punën e tij.
(BalkanWeb)