DELVINE

Ndërron jetë aksidentalisht punonjësja e Njësisë Administrative Vergo. Valentina Kotolloshi, 42-vjec, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji në fshatin Vergo, kur ka rrëshkitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë 42-vjeçarja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht në kokë, ndërkohë që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Sarandës, aty ku aktualisht është duke u bërë ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb