Gazetari Ilir Demalia ka reaguar pas lajmit se qeveria ka akorduar 35 milionë lekë për rinovimin e shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në “Facebook”, Demaliaj shkruan se për shtëpinë e poetit kombëtar At Gjergj Fishta nuk gjendet asnjë lek as nga qeveria dhe as nga biznesmentët.


Ai thotë se të gjithë heshtin për këtë çështje por këndojnë në dasma e stadiume si bagëti “O sa mirë me qenë shqiptar”.


POSTIMI I DEMALIAJT
Rilindja e Ramë-Veli-Spiropalit, ka dhënë 35 milion për rinovimin e shtëpisë së shokut Enver Hoxha në Gjirokastër.
Për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, nuk gjendet një lek, as nga qeveriu, as nga biznesmenët xhahila dhe hajdutë në bashkëpunim me qeveriun, as nga diaspora që të gjithë heshtin, ose bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë në dasma e stadium si bagëti, O sa mirë me qenë shqiptar!
Turpi e marra ka kaluar çdo kufi !
Ndërgjegjja kombëtare është e fikun!
Kombi është në rrezik!
At Fishta pat parshikue gjithçka si për gjithçka kur pat shkrue:
Ju rrugaça, shakllabana,
Rriqna të ndyet e mikroba të këqinj,
Që të mjerës moj Shqypni,
Kthellë i keni hy n’mushkni,
Edhe gjakun tu’j ja pi
Jo me hinka por me sahana


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri