Agjenti i Ousmane Dembele, Moussa Sissoko ka ritheksuar faktin se klienti i tij nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë. Ka pasur shumë spekulime për një largim të francezit për shkak të paraqitjeve të tij jo shumë bindëse dhe lëndimeve të shumta.

“Dembele nuk planifikon të largohet nga Barcelona,” tha agjenti i Dembele,  Sissoko. “Ai ndihet mirë në klub dhe është i vendosur të qëndrojë për një kohë të gjatë. Pavarësisht propozimeve nga disa klube të mëdha evropiane, Dembele dëshiron të qëndrojë. Ai tashmë është në klubin më të madh në botë.”

” Ousmane është një lojtar i Barcelonës dhe do të qëndrojë 1000 përqind, me vullnetin e vendosur për të nderuar ngjyrat e klubit”, përfundoi Sissoko.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb