PSG ia del. Të besuarit e Luis Enriques triumfuan 1-0 ndaj Monacos, duke fituar kështu Superkupën e Francës. Një trofe i merituar, për të nisur kështu vitin në mënyrë pozitive.
Suksesi erdhi falë Dembele, me një gol në minutat e fundit. Për PSG, ky është titulli i 13-të i Superkupës, që do të vendoset në raftin e trofeve.
Vëmendja për kampionët e Francës tani është në ndeshjen e radhës, ndaj St Ettiene në kampionat.