TIRANE

Lehtësi në riparmin e dëmeve e solidaritet për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, është kjo paketa e vendimeve të sotme marrë në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar në vend pas lëkundjeve të forta sizmike. Vendimet u komunikuan nga vetë kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi miratuar një sërë aktesh të përgatitura gjatë javës, në përgjigje të nevojës për të adresuar situatën e krijuar nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për të vendosur bazën e një punë intensive të mëtejshme, për të cilën po komunikojmë edhe me partnerët e miqtë ndërkombëtarë. para se të informoj publikun, nënvizoj solidaritetin e madh që kemi hasur që në momentin e parë, kam patur komunikime të drejtpërdrejta, me Presidentin turk, kryeministrin e Italisë, kancelaren Merkel, si edhe ambasadorin e BE dhe zv/ambasadoren e SHBA që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm.

Duke parë solidarizim të madh e të posaçme edhe nga sipërmarrja e investitorë të huaj, kemi ndërtuar një punë me disa korsi dhe sot në këtë komunikim do përqëndrohem te puna e drejtpërdrejtë e këshillit të ministrave, referuar buxhetit e pushtetit ekzekutiv e vendimarrës. Akti normativ i buxhetit garanton edhe përdorimin e kësaj situata emergjinte, parashikon nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara nga tërmeti. Përjashtimisht për këtë periudhë të lejohen autoritetet kontraktore, vetëm për famioljet e prekura nga tërmeti për të plotësuar nevojat me procedura prokurimi me vlerë të vogël deri në 1 mln lekë të rinj. ka shumë nevoja që kushtojnë pak, por kanë impakt të rëndësishëm për familjet.

Kemi vendosur të sigurojmë ekzaminim të plotë për ashensorët. Objektivi është që të sigurohemi që ashensorët të plotësojnë kriteret dhe nuk janë impaktuar pas tërmetit. kemi marrë një vendim me impakt afatgjatë që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, për një kontratë sigurimi me afat 10 vjet, me blerësit e apartamenteve, mbulon dëmet ndaj të tretëve. Pr/ligji për disa shtesa e ndryshime në ligjin për kontrollin e ndërtimit përcakton se do të kryhet oponencë teknike për cdo godinë publike apo private me akses publik, si edhe do të përcaktojë procedurën e auditit teknik për godina mbi 50 vite të ndërtuara. Goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja. Godinat kanë kaluar një test me sukses, sepse të gjitha dëmet, janë regjistruar në godina të vjetra apo shtesa të godinave të vjetra apo grup godinash të viteve ’90.” u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: