Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako ka dhënë në një lidhje telefonike për News24 disa nga informacionet e fundit për situatën në Durrës pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin.
Sako tha se janë 59 banesa me dëme, 2 shkolla dhe 5 pallate.


“Kemi 59 banesa me dëmtime të plasaritura, shkolla të plasaritura kemi 2 dhe pallate të plasaritura kemi 5. Janë plasaritje që nuk kanë rrezik për jetën e njerëzve. Iu është ofruar ndihmë 26 qytetarëve në spital me dëmtime të lehta. Momentalisht 3 janë në spital, të tjerët janë larguar në shtëpi. Sapo ka ardhur edhe një tjetër i ri dhe po merr mjekim në urgjencë”, tha Sako.