Një ditë pas aksidentit të mbrëmshëm në aksin rrugor Levan- Qarr, 40 krerët e bagëtive të imëta vijojnë të jenë të ngordhura në anë të rrugës. Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë bashkisë Fier, Melaize Korçari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo.
Ndërkohë pronari i tufës së deleve Fetah Murataj tregon se përveç 40 krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduar duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
I moshuari tregon se prej 25 vitesh mbarështon bagëti dhe kurrë më parë nuk i ka ndodhur asnjë problem. “Nuk mund të luajnë të rinjtë me gara shpejtësie” thotë Murataj, duke apeluar për shkaktarët e aksidentit t’i paguajnë dhe dëmshpërblim.