Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan duket se nuk e ka harruar fyerjen e gazetares Seded Abaska ndaj tij. Ai ka thënë së fundmi se gazetarja nuk do të qëndrojë pa u ndëshkuar për fjalët që ka thënë.

Gazetarja Sedef Kabas u arrestua nga policia turke në shtëpinë e saj javën e kaluar, pak orë pasi kishte bërë komente “fyese” gjatë transmetimit live.
Kabas shkruante në Twitter: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”.

“Kjo shkelje nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.

“Fyerja këtu nuk është për mua, por për zyrën që unë përfaqësoj. Këtu është vënë në shënjestër shteti, presidenti që sundon shtetin dhe zyra e presidencës. Çfarëdo që të kërkojë ligji, do të bëhet. Nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes,” tha Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb