Demi Moore ka nisur një lidhje të bukur me Joe Jonas, thonë burime për Page Six.

Aktorja 61-vjeçare, e cila bëri bujë në Festivalin e Filmit në Kanë me paraqitjet e saj mahnitëse në tapetin e kuq, u takua me këngëtarin 34-vjeçar në jug të Francës muajin e kaluar.

Siç tregon një person i afërt i tyre: “Demi dhe Xho kanë krijuar një miqësi. Ata kanë miq të përbashkët dhe shoqërohen bashkë”.

Të dy u kapën pak ditë më parë duke shijuar vaktin e tyre së bashku në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes të Francës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, një burim tjetër la të kuptohet se ka flirtim nga të dyja palët. Por për momentin, asnjë informacion nuk konfirmohet nga Moore dhe Jonas.

Lidhja e fundit e këngëtarit ishte me modelen Stormi Brie, e cila zgjati 5 muaj. Më parë ai ishte i martuar me yllin e famshëm të Game of Thrones, Sophie Turner.

Demi Moore nga ana tjetër, ka qenë kryesisht e vetme që nga divorci i saj në vitin 2011 nga bashkëshorti i saj i tretë, Ashton Kutcher. Ylli i Hollivudit ia kushton shumicën e kohës fëmijëve dhe nipit të saj, por edhe bashkëshortit të saj të dytë, Bruce Willis, i cili vuan nga demenca frontotemporale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: