Çifti i verës? Eshtë ai i formuar nga Princi Andrew i Anglisë, djali i dytë i Mbretëreshës Elisabbeta, dhe Demi Moore.

Mediat angleze, gjermane dhe franceze po ‘investigojnë’ nëse ky çift është vërtetë real. Diva e hollivudit, e cila pas divorcit me Ashton Kushter në 2011, nuk ka pasur më një dashuri të vërtetë, duket se ka takuar princin dy muaj më parë në një festë gala në Londër.

Që atëherë të dy janë frekuentuar në fshehtësi të plotë. Sipas zërave Mbretëreshës duket se si pëlqen fakti, që i biri të ketë një lidhje me një artiste, e cila është divorcuar tre herë dhe që ka pasur probleme me drogën dhe alkoolin në të shkuarën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb