Me një “dem të tërbuar” në dispozicion, Inter ëndërron titullin këtë sezon, ëndërron për gjëra të mëdha. Laturo dhuroi një paraqitje fantastike kundër Salernitana-s ku realizoi një “poker” golash për 34 minuta e 17 sekonda. Ky është rekord absolut që nga koha kur një fitore në Serie A llogaritet me tre pikë, nga sezoni 94/95. Me këtë fitore, Inter mbetet në krye, në kuotën e 18 pikë, po aq sa edhe Milan, por diferencën e bën golavarazhi më i mirë.

385053866 850632829756239 469310309054471588 N
385053866 850632829756239 469310309054471588 N

Kjo fitore ishte e rëndësishme edhe në planin fizik, pasi Inzaghi arriti të bëjë një rotacion të mirë, pa kosto. Tani Lautaro, por dhe i gjithë ambienti zikaltër kthejnë vështrimin nga Champions League, aty ku të martën presin Benfikën në “San Siro”:

“Tani mendjen në Champions”, shkruan Martinez. Nuk i kurseu elozhet për paraqitjen e Martinez as trajneri Simone Inzaghi: “Lautaro u tregua i shkëlqyer. Është kapiteni dhe lideri ynë, duhet të vazhdojë kështu”, u shpreh Inzaghi, i cili ndër të tjera i thuri elozhe edhe Kristjan Asllanin, i hedhur në fushë si zëvendësues së bashku me Martinez dhe Mkhitaryan:

385699397 850667406419448 3183206352170653004 N
385699397 850667406419448 3183206352170653004 N

“Ai po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë kështu, sigurisht të luash për Interin nuk është si të luash për Empolin, por ai po bën mirë, po rritet”, u shpreh Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb