UASHINGTON– Hillary Clinton do të takohet sot në mbrëmje në Las Vegas me katër kandidatët e tjerë të deklaruar zyrtarisht në zgjedhjet paraprake presidenciale në radhët e demokratëve, proces i cili do të nisë në shkurtin e vitit 2016 dhe do të vijojë për disa muaj.

Ata do të marrin pjesë në debatin e parë televiziv të sezonit.

Aktualisht, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, 72 vjeçar nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij megjithëse e lë të hapur çështjen prej disa muajsh pa konfirmuar ende zyrtarisht se kur do të vendosë.

HILLARY CLINTON do të festojë 68-vjetorin e saj më 26 tetor. CV-ja e saj më e konsoliduara në radhët e kandidatëve për presidencialet. Ajo ka qënë Zonja e Parë e shtetit, senatore e shtetit të Nju Jorkut dhe sekretarja e Shtetit e Barack Obames gjatë mandatit të tij të parë. Clinton nisi në muajin prill garën si favoritja kryesore, megjithëse e renditur në krye të listës avancimi i saj është zbehur disi nën presionin e çështjes së mesazheve private duke rritur mosbesimin në radhët e shumë amerikanëve ndaj kthimit të një Clintoni tjetër në pushtet.

BERNIE SANDERS, 74 vjeç, senator i pavarur i Vermontit. Ai përshkruhet si një “socialist demokrat”, një etiketim i rrallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky rast është befasi e fushatës. Ky militant i vjetër mbledh grupime të mëdha qytetarësh duke i hapur sytë të majtës së partisë demokrate duke sulmuar më fuqishëm Wall Streetin dhe problemin e pabarazisë ekonomike. Ai ka votuar kundër luftës në Irak në vitin 2002 dhe vijon lobimin e tij për këtë çështje me mirësjellje, por sistematikisht ndryshe nga Hillary ClintonIt me mbështetjen e asokohe të George W. Bushit.

MARTIN O’MALLEY, 52 vjeç, ish-bashkiaku i Baltimores dhe ish-guvernator i Marylandit. Ai është më i riu në moshë në këtë garë. Edhe ai gjithashtu përpiqet të fitojë të majtën demokrate dhe ndryshe nga Bernie Sanders, ai nuk shprehet kundër këndvështrimeve të ndryshme të Hillary Clintonit.

LINCOLN CHAFEE, 62 vjeç, ish-senator dhe guvernator i shtetit të vogël progresist të Rhode Islandit. Ai nisi karrierën e tij si republikan para se të bëhej demokrat në vitin 2013. Një person deri diku i panjohur në nivel kombëtar.

JIM WEBB, 69 vjeç, ish-senator i Virxhinias, ish-marins dhe sekretar në US Navy në periudhën e Ronald Reaganit. Ai përpiqet të fitojë krahun më konservator të Partisë Demokrate. Ish-senatori ka votuar kundër luftës në Irak dhe mban një qëndrim të kundërt ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. I padukshëm edhe ai gjithashtu në fushatën aktuale. Ai po përqiqet të fitojë terren në debatin e së martës për t’u ripozicionuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: