NGA NAMIR LAPARDHAJA*

Nese do te permendja nje arritje te kesaj mazhorance nga dita e marrjes se pushtetit do ishte: demonizimi i opozites (kundershtarit politik).
E keqja shihet tek tjetri, duke e vizatuar dhe pershkruar kundershtarin me ngjyrat me te erreta.
Shihni deklaraten zyrtare te PS nje dite perpara 8 Dhjetorit.

Lexoni se si e kane ndertuar diskursin e tyre politike: Saliu, Luli, PD-ja, ata jane fajtoret.
Asgje ne komunikimin e tyre per gjendjen e vendit, per varferine, korrupsionin, tenderat abuzive, akuzat e opozites, komentet e nderkombetareve etj.
Me këtë lloj diskursi të kujtojnë atë babysitter që për të vënë në gjumë fëmijën e tremb me gogolin imagjinar. Edhe synimi i kësaj qeverie është që kur populli artikulon pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e qeverisë, kjo e fundit tregon me gisht opozitën: flini (pra mbyllni gojën se erdhi gogoli). Është një veprim tipik diabolik.

Së pari, e trajton popullin tënd si foshnjë, së dyti, duke njohur psikologjinë e dëmtuar rëndë të këtij populli të sapodalë nga një diktaturë e tmerrshme, e ngacmon pikërisht atje ku është pika më e dobët e tij, te frika. Dhe në këtë pikë kujtesa e këtij populli nuk është sezonale, plagët ende të njoma të diktaturës i kujtojnë atij se është më mirë të flerë se sa të ndëshkohet, ose të pranojë një lloj ndëshkimi për të shpëtuar nga “demonët” që mund të kthehen befas.

Demonizimi i kundërshtarit politik nga Kryeministri aktual është vazhdim i luftës së klasave në kushte të reja. Nëse keni kohë të tepër krahasoni diskursin e Hoxhës për regjimin e Mbretit Zog me diskursin e Edi Ramës për qeverisjen e Sali Berishës, apo stigmatizimet e Hoxhës për armiqtë e klasës me stigmatizimet e Kryeministrit për taborret e Saliut dhe Lulit. Është i njëjti diskurs parë në të gjithë treguesit e tij.

Ky është një lloj terrori që ngjet shumë me terrorin që e lënë një çerek shekulli pas. Natyrisht në këtë terror mungojnë gjyqet politike, por nuk mungojnë gjyqet për lidhje të paligjshme të energjisë, mungojnë internimet, por nuk mungojnë dëbimet e qytetarëve nga sytë këmbët për shkak të pamundësisë për të ekzistuar në këtë vend edhe biologjikisht. Mungojnë pushkatimet me dhe pa gjyq, por nuk mungojnë vetvarjet dhe vetvrasjet për shkak të mjerimit të thellë dhe mos përkrahjes nga shteti, Mungojnë të shkruara kriteret politike për të punuar në administratë, por nuk mungonë veprimet politike të spastrimit të administratës nga qytetarët e këtij vendi që nuk kanë në xhep teserën e PS-së dhe LSI-së. Identike janë gjyqet popullore për të demaskuar armiqtë e klasës.

Hidhuni një sy takimeve të Edi Ramës të emërtuar me titullin rrëqethës “Të pastrojmë Shqipërinë”. Ky përcaktim është tipik terrorist: ta pastrojmë Shqipërinë nga armiqtë e klasës, nga tradhëtarët, nga ata që nuk mendojnë si ne. Nga ata që s’janë si ne, nga ata që nuk na binden neve. Në fakt është duke u zbatuar me sukses deklarimi i tij në parlament se ende s’kini parë gjë. Në fillim ndodhi spastrimi në administratë, pastaj burgosja dhe përndjekja për 3 mijë lekë të papaguara të energjisë e tani po shohim edhe dëbim – internimet e qytetarëve shqiptarë, jo në zonat rurale, por edhe më keq, tej kufijve, nga sytë këmbët.

Që një pjesë e popullit të heshtë, të mos protestojë, të mos reagojë, vazhdon propaganda gëbelsiane e demonizimit. Po të konsiderosh si të drejtë atë çka thotë kryeministri për opozitën, atëhërë çdo qytetar shikon te PD-ja kriminelë, hajdutë, të palarë, injorantë, keqbërës, grabitqarë që mezi presin të ikë Edi Rama dhe t’i përvishen Shqipërisë. Natyrisht kjo lloj propagane e mbështetur nga një media e gjerë, që në disa raste tani po e ndjen se çfarë gabimi ka bërë duke mbështetur një aventurier, lë gjurme te njeriu me mendje të thjeshtë. “ Ç’na u desh opozita? Më mirë ishim me partinë e punës dhe Enverin”. Kjo propagandë që është vazhdim tipik i luftës së klasave, shoqëruar me veprime të inspiruara nga urrejtja e thellë, nga ndarja e pasurisë kombëtare vetëm “për tanët” ka krijuar një situatë absurde: Shqipëria paraqitet si demokraci në konsolidim dhe funksionon si një diktaturë që ende nuk i ka mposhtur tërësisht kundërshtarët politikë gjë që po përpiqet ta bëjë nën parrullën famëkeqe “Të pastrojmë Shqipërinë” dhe Partia Socialiste kërkon kontributin e të gjithë shqiparëve, ndaj eja anëtarsohuni tek ajo dhe nën moton “ende nuk kini parë gjë”.

Kryeministri ynë përpiqet mjaft për të qenë origjinal, por në gjithë këtë që po ndodh në vend dhe ai ruan me fanatizëm rolin e protagonistit, nuk është aspak origjinal. Është thjesht një zgjatim i vajtueshëm i sjelljes së qeveritarit në diktaturë, një rudiment që ka nisur të mërzitë edhe idhtarët e së majtës ekstreme për teprimet dhe produktin mjeran në ekonomi dhe në harmoninë sociale.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb