MOSKË

Një protestë e madhe e opozitës u mbajt sot në kryeqytet Moskë, në Rusi. Policia ruse ka arrestuar 317 persona këtë të shtunë, duke përfshirë edhe aktivistë të njohur opozitarë.

Protesta ishte politike dhe institucionet e kishin shpallur atë të paligjshme. Kreu i opozitës në vend Alexei Navalny tha se duhet që kandidatët opozitarë të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 8 shtator. Institucionet ruse ua kanë ndaluar atyre të kandidojnë, shkruan “Reuters”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protesta synon po ashtu të japë mesazhe politike, se vendi është nën kontroll të plotë të presidentit Vladimir Putin. OVD-Info, një grup monitorimi tha se në protestë janë vënë në pranga 317 vetë, ndërsa në të kanë marrë pjesë mijëra protestues.

Madje, të arrestuar kanë përfunduar në disa raste edhe kalimtarë të zakonshëm. Sipas ligjit rus, vendndodhja dhe koha e protestave duhet të thuhet e miratohet paraprakisht me autoritetet, diçka që nuk është bërë në këtë rast.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb