SHKODËR- Banorët e Nënshkodrës në shenjë kundërshtie për mosmarrjen e dëmshpërblimeve për përmbytjet janë hedhur sot në protestë. Protestuesit janë mbledhur para Prefekturës së Shkodrës, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë kërkesat e tyre.

“Qeveria të dëgjojë kërkesat tona. Nëse nuk dëgjohemi do bllokojmë institucionet”, pohuan protestuesit. Kjo nuk është hera e parë që banorët e Nënshkodrës hidhen në protestë, pasi kërkojnë dëmshpërblim nga përmbytjet e shkaktuara në vitin 2009.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: