Probleme për Neymar. Sulmuesi brazilian u dëmtua në ndeshjen e Santos ndaj Atletico MG, duke bërë që të largohej nga fusha pas gjysmë ore lojë.

Me frikën se dëmtimi mund të jetë shumë serioz, O’Ney u pa i përlotur. Gjendja e futbollistit do të vlerësohet me kalimin e ditëve, teksa menjëherë pas analizave do të mësohet më shumë.

Që prej rikthimit te Santos, Neymar ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. 33-vjeçari është aktivizuar në 9 takime.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb