Isco ishte i fundit i një sërë dëmtimesh që janë kthyer në një “mallkim” për Real Madrid në këtë fillim sezoni në kampionatin spanjoll. Mesfushori i shtohet një infermierie të mbushur plot që vështirëson punën e Zinedine Zidane, të vënë në shënjestër të kritikave.

Isco Real Madrid1
Isco Real Madrid1

Klubi madrilen njoftoi shkallën e dëmtimit të Isco, që pritet të kthehet në fushë vetëm pas ndërprejes së kampionatit për shkak të impenjimit të kombëtareve në eliminatoret e Euro 2020. Mesfushori është futbollisti i nëntë që dëmtohet për Real Madrid në dy muajt e fundit. Praktikisht “los blancos” humbasin një lojtar çdo javë.

Nintchdbpict000515846600 1
Nintchdbpict000515846600 1

Përpara tij, të njëjtin fat kishin edhe Brahim, Mendy, Rodrygo, James, Courtois dhe Hazard. Mungesa të rëndësishme për Zidane, që nuk po kalon një periudhë aspak të qetë. Rezultatet negative gjatë miqësoreve të verës, u dukën se u harruan me fitoren në premierën e sezonit në La Liga. Por gjithçka u përmbys sërish me barazimin 1-1 kundër Valladolid në javën e dytë të kampionatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb