Zvicra po përgatitet për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Danimarkës, të vlefshme për Nations League. Trajneri i Helvetëve, Murat Yakin është i detyruar të bëjë pa shërbimet e Denis Zakaria dhe Beçir Omeragic, të cilët do mungojnë për shkak dëmtimi.
Numri një i stolit zviceran, në vend të tyre, nuk ka thirrur dy futbollistë, por vetëm një. Me grupin është bashkuar Eray Comert, mbrojtës që impenjohet me Valadollid.
Zvicra renditet në vendin e fundit të League A/Group 4, teksa nuk ka grumbulluar asnjë pikë në dy ndeshje të luajtura.
(J.S/BalkanWeb)