Interi po shikon mundësi në tregun e transferimeve. Sipas Tuttosport, një shqetësim i veçantë lidhet me mbrojtjen. Madje drejtuesit e klubit mund të ndërhyjnë që në janar për të siguruar një mbrojtës të ri, duke e parashikuar një investim që mund të bëhej verën e ardhshme.
Emri që përmendet nga gazeta është ai i Bijol, qendërmbrojtësit të Udineses. Pjesa e brengës për Interin lidhet me moshën e çiftit De Vrij-Acerbi dhe me lëndimet e qendërmbrojtësit italian, i cili edhe sot është jashtë për një problem fizik. Gjatë sezonit të kaluar ai pati disa lëndime të rëndësishme në muskujt e kyçit të këmbës së djathtë.
Bijol është një lojtar që ndiqet prej kohësh dhe marrëdhëniet me Udinesen janë shumë të mira. Në janar, friulianët do të kenë Solet, të cilin e kanë tashmë të regjistruar, dhe kjo mund ta afrojë qendërmbrojtësin aktual të Udineses me largimin, ndoshta me një huazim me mundësi detyrimi për blerje. Interi lë të kuptohet se është ende herët për të diskutuar për këto tema, por brenda klubit po mendohet për këtë mundësi, dhe si kundërshpërblim për huazimin mund të largohet Palacios.