Dëmtimi i Gjimshitit në ndeshjen ndaj Milanit rezultoi më pak serioz nga çfarë pritej. Sipas asaj që shkruan SportMediaset, rikuperimi po shkon mirë dhe mbrojtësi kuqezi mund të jetë në dispozicion të Atalantës për ndeshjen e radhës.
Nëse Gjimshiti do të stërvitet bashkë me grupin pasditen e të enjtes, ai mund të jetë mes titullarëve të premten në mbrëmje në Bergamo, në përballjen ndaj Lecces.
32-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon të Serie A. Për të, ky është edicioni i shtatë radhazi te Atalanta.