Dëmtim i Manuel Lazzari mund të ndryshojë fatin e Elseid Hysaj. Te Lazio po mendonin për një largim të mundshëm të lojtarit shqiptar, por lëndimi i Lazzarit bën që trajneri Baroni të shikojë si opsion Hysajn.

Duke qenë që nuk ka shumë alternativa në atë pozicion të krahut, për teknikun Baroni është thelbësore që të ketë një lojtar që mund të alternojë me Marusic. Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Lazzari do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj dhe me siguri do të humbasë disa ndeshje me skuadrën Biancoceleste.

Kujtojmë që për Hysaj kishte interesim nga Lecce, skuadër që ishte e gatshme të hynte në mbyllte me sukses tratativat për transferimin e 30-vjeçarit. Ai ka kontratë me lacialët deri në vitin 2026.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb