Al Nassr në telashe. Aymeric Laporte, qendërmbrojtësi spanjoll, pasi shënoi me kokë në  ndeshjen e kampionatit ndaj Al Kholood, u zëvendësua në minutën e 35-të për shkak të një problemi në gju.

Për dëmtimin e Laporte foli trajneri i skuadrës arabe, Stefano Pioli. “Nuk kemi asnjë informacion, s’kemi vlerësuar ende asgjë”- mësohet të ketë thënë tekniku italian. Laporte ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb