NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Pas kronikës së transmetuar në News 24 mbi dëmtimin e pyllit të Sodës kur në një sipërfaqe një pjesë e pemëve kanë rënë dhe pjesa tjetër është prerë, kanw reaguar menjëherë strukturat pyjore dhe policia Bashkiake duke zbritur dhe inspektuar në pikat e sinjalizuara.

Kreu i policisë Bashkiake, Mejtim Mece është shprehur se pylli është duke u ruajtur 24 orë nga efektivët dhe në rast se do të konstatohen persona që kryejnë dëmtime të pyllit do të ketë menjëherë kallëzim Ppenal

Inxhinieri Pyjor Llazar Gjonca është shprehur se rënia e pemëve mund të ketë ndodhur si pasojë e faktorëve natyrorë por gjithashtu është përgjigjur se nëse ka një forcë nga faktorë të jashtëm pra dyshimi i ngritur nga News24, pemët mund të bien lehtësisht.

Përsa i përket pemëve të prera inxhinieri është shprehur se janë prerë për mirëmbajtje ato që kanë qenë të shënjuara dhe më pas janë marrë nga mirëmbajtësit pyjor

Dy ditë më parë News 24 ngriti shqetësimin se si në një sipërfaqe në pyllin e sodës, një pjesë e pemëve u prenë dhe pjesa e ngelur po bien.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: