Finalja e “Champions League” vijon ende të prodhojë shumë reagime. Kjo më të drejtë pasi në Kiev episodet ishin të panumërta dhe morën mjaft vëmendje.

Padyshim që protagonisti absolut ishte Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid akuzohet se dëmtoi qëllimisht Mohamed Salah dhe se goditi në kokë portierin Loris Karius, pak minuta para se ai të gabonte.

Episode këto që kanë prodhuar reagime të panumërta kundër Ramosit. Së fundmi në mbrojtje spanjollit i ka dalë shoku i skuadrës, Marcelo, i cili është i grumbulluar më kombëtaren e Brazilit në Londër, në qendrën stërvitore të Tottenham.

“Unë e njoh Sergio Ramos prej 12 vitesh dhe më shqetëson fakti kur pas 3 ‘Champions’ të fituar radhazi të gjithë thonë se kjo ndodhi për shkak të përplasjes me një portier, ose se një lojtar mori karton të kuq apo se gjyqtari nuk e pa një karton të kuq.

Është e bezdisshme pasi njerëzit më shumë duhet të merreshin me 3 trofetë dhe jo me diçka tjetër. Mendoj se njerëzit më shumë merren me përplasjen e Karius sesa 3 golat e shënuar kundër Liverpool.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb