(Foto ilustruese)FUSHE KRUJE- Fluks i madh automjetesh në aksin Fushë Krujë-Milot. Mësohet se prej disa orësh drejtuesit e mjeteve janë bllokuar në rrugë mbrëmjen e sotme, ndërsa nuk dihet ende se kur do të zhbllokohet situata.

Shkak është bërë dëmtimi i urën në afërsi të Thumanës, pasi makinave u duhet të kalojnë me vështirësi. Burime për BalkanWeb nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në këtë aks janë krijuar radhë mbi 5 kilometra në të dy kahet, ndërsa prej një muaj vijon po e njëjta situatë, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për riparimin e urës. Po ashtu, mësohet se ura është ndërtuar mbi një kolektor të kullimit të ujërave në Thumanë. Duke u gjendur përballë kësaj situate policia ka devijuar automjetet.

Festa e Krishtlindjeve ka sjell dhe fluks të madh mjetesh që udhëtojnë për në aksin verior të vendit. Gjatë këtyre ditëve, ka nisur fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre. Ndërkaq, problematike ngelet situata edhe në kryeqytet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: