Elseid Hysaj kërkon të largohet nga Napoli, kjo është një dëshirë fikse e lojtarit e cila nuk ka ndryshuar aspak me kalimin e kohës, përkundrazi, është përforcuar dhe më shumë. C.Ancelotti vendosi ta aktivizoj si titullarë në transfertën e fundit kundër Torinos por as ky detaj nuk ka mjaftuar për të ndryshuar mendim, është e qartë që tekniku italian nuk e ka preferencë të parë. Hysaj e ka shprehur publikisht këtë vendim, në verë nuk ndryshoi ambient pasi presidenti De Laurentiis insistoj për kërkesat e tij ekonomike.

Hysaj
Hysaj

Agjenti i mbrojtësit kuqezi ka folur sërish për të ardhmen e Hysajt duke përsëritur dëshirën e palëve për të ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre: “Qëndroi te Napoli pasi ne nuk arritëm të mbyllnim disa tratativa por dhe se te Napoli është një trajner që e ka në konsideratë. Roma është një opsion që Hysaj e mirëpret, për të mos thënë është opsioni i parë. Pas një viti i skadon kontrata, Napoli mund ta humbas me parametra zero dhe do të ishte një mëkat pasi kemi një raport të mirë. Kjo nuk do të thotë se do të rinovojmë, si ne ashtu dhe Napoli e di që nuk janë kushtet për ta bërë diçka të tillë. Besoj se për Hysajn është momenti i duhur për të ndryshuar ambient pas katër vite e gjysmë, nuk është e nevojshme të flas me të pasi të dy e mendojmë në të njëjtën mënyrë, theksoi Mario Giuffredi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: