Lajm i keq për Barcelonën. Dani Olmo, i cili pësoi dëmtim në derbin katalanas ndaj Girona do të mungojë për një muaj.

Përveç ndeshjes në Champions League kundër Monacos, Dani Olmo do të mungojë gjithashtu ndaj Getafe (25 shtator në 21:00), ndaj Osasunas në El Sadar (28 shtator në 21:00) dhe  në sfidën e dytë të Champions League në shtëpi kundër Young Boys (1 tetor. në orën 21:00).

Olmo, deri më tani është impenjuar në 3 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola. Spanjolli pritet të jetë një futbollist i rëndësishëm për skemat e Flick, në vijim të sezonit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb