Mesfushori Mousa Dembele do të mungojë për dy muaj në ndeshje pas dëmtimit.

Dembele është lënduar në takimin e javës së shkuar përballë Wolverhampton.

Ai sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku mjekët kanë konstatuar që ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.

Kështu, përfaqësuesi i Belgjikës nuk pritet të luajë deri në muajin janar të vitit që po vjen.

“Shpresojmë ta kemi gati në fillim të janarit”, ka thënë trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino.

Dembele do të mungojë edhe në dy ndeshjet vendimtare të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, përballë Interit dhe Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb